BE-ja: Serbia po shkel obligimet duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol; Petkoviq: Prishtina po shkel dialogun dhe refuzon formimin e ZSO-së

BE-ja: Serbia po shkel obligimet duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol; Petkoviq: Prishtina po shkel dialogun dhe refuzon formimin e ZSO-së
FOTO: KoSSev

“Serbia po i shkel obligimet e saj nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe marrëveshjet nga dialogu duke u kundërshtuar anëtarësimit të Kosovës në Interpol”, është thënë nga BE-ja për medien e Prishtinës Koha, pasi që shefi i MPB-së së Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se nuk ekziston mundësia që Kosova të jetë anëtare e kësaj organizate. Për këto pohime ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për KiM, Petar Petkoviq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, është dekoruar me Medaljen e Rangut të Posaçëm, çmimin më të lartë që Interpoli ua ndan ministrave të punëve të brendshme për kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e bashkëpunimit të sigurisë.

Daçiqit ky çmim i është dorëzuar në Marakeş, në Marok, ku ai udhëtoi të hënën, në hapjen solemne të punimeve të Asamblesë së 93-të të Përgjithshme të Interpolit.

Pikërisht aty ai është dekoruar me Medaljen e Rangut të Posaçëm, çmimin më të lartë të Interpolit për kontribut të veçantë në bashkëpunimin e sigurisë, ka njoftuar MPB-ja e Serbisë.

Daçiq u mburr në rrjetet sociale me këtë çmim duke thënë se për të paraqet “nder të veçantë”.

“Nuk ekziston mundësia që Kosova të jetë anëtare e Interpolit”

Megjithatë, të hënën, në hapjen solemne të Asamblesë së 93-të të Përgjithshme të Interpolit, Daçiq deklaroi se “në rend dite nuk ka pasur kërkesë të Kosovës për pranim në anëtarësim”.

Ai vlerësoi se kjo është “një mesazh i qartë se Prishtina e di që nuk e ka shumicën dhe se nuk ekziston kurrfarë mundësie të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare”.

“Herën e fundit ata kanë aplikuar në Dubai para disa vitesh, dhe pas një disfate katastrofale, tash e disa vite nuk aplikojnë për anëtarësim në Interpol”, tha ai.

(Koha) – BE-ja: Serbia po i shkel obligimet

Lidhur me deklaratat e Daçiqit, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Në përgjigjen për Kohën, BE-ja ka theksuar se, sipas tyre, “Serbia po i shkel obligimet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe nga marrëveshjet e dialogut duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka transmetuar ky medium.

Petkoviq: Mjafton për të mençurin

Për reagimin e BE-së është deklaruar edhe drejtori i Zyrës për KiM, Petar Petkoviq.

Sipas tij, Beogradi “nuk po shkel asnjë obligim”, sepse, siç tha ai, është i vetmi në dialog i përkushtuar normalizimit dhe marrëveshjeve të arritura.

“Prishtina po refuzon që 13 vjet ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe të formojë ZSO-në, ndërsa me terrorin ndaj serbëve çdo ditë po e shkel dialogun. As Kurti as zëdhënësi i BE-së nuk duan të flasin për këtë. Mjafton për të mençurin!”

KE: “Serbia vazhdoi të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”

Ndryshe, në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, në fillim të këtij muaji, është shënuar se Serbia, siç u tha, “ka vazhduar të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, pavarësisht obligimeve të marra në kuadër të dialogut.

Sipas marrëveshjes së ratifikuar ligjërisht detyruese, Serbia është e obliguar që “të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.



Preuzimanje i objavljivanje tekstova sa portala KoSSev nije dozvoljeno bez navođenja izvora. Hvala na poštovanju etike novinarske profesije.